Lapaj takim me qytetarët në Shkodër: Protestat janë e vetmja mënyrë për ndryshim

Adriatik Lapaj ka nisur takimet me qytetarët në Shkodër, në kuadër të protestës së paralajmëruar që do të mbahet më 31 janar, në orën 18:00, në Tiranë.

Gjatë takimit, Lapaj u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestë, duke e cilësuar atë si një reagim ndaj asaj që ai e përshkroi si “regjim” dhe si një përpjekje për të mbrojtur të drejtat qytetare.

Sipas tij, rruga që duhet ndjekur është ajo e qëndresës dhe angazhimit aktiv.

Jemi brezi i fundit që luftojmë kështu, po plaken prindërit e mi dhe po shohim se si po na ikën jeta edhe ne. Njerëzit duhet ti thërrasin mendje, ose këtë vend kanë për ta gëzuar të tjetër.

Do shtiesh njëherë në pushkë që të të vijë tjetri të ndihmojë. Po nuk shtive, nuk vij unë. Shumë thonë nuk e rrëzoni dot, por rrëzimi është proces. Por ne po ja rrëzojmë fasadën që askush nuk kishte guxuar ta bënte”, tha ai.