Balliu takime në terren, fton qytetarët në protestë më datë 24 Janar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2026, 18:31
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka qenë sot në Njësinë 10, në një takim me qytetarët, të cilëve u ka bërë thirrje të bashkohen me opozitën më 24, në orën 17:00, në protestën kombëtare.
Opozita ka organizuar protestën kombëtare pas skandaleve të fundit në qeveri.
Balliu nënvizon se kjo qeveri është kthyer në një cenim për sigurinë kombëtare dhe për të rinjtë shqiptarë.
Deputeti i PD-së bën thirrje për përshkallëzim të protestës deri në krijimin e një qeverie teknike.
