FOTO-ALBUMI/ Ivanka Trump në Vlorë për Sazanin, poston PAMJET me këngën “Luleborë”

Ivanka Trump, vajza dhe ish-këshilltarja e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, ka zhvilluar një vizitë dy-ditore në Shqipëri, me fokus në eksplorimin e potencialeve për zhvillim turistik në bregdetin e jugut.

FOTO-ALBUMI/ Ivanka Trump në Vlorë për Sazanin, poston PAMJET me

E shoqëruar nga një grup prej rreth 60 arkitektësh, vizita e saj ishte në kuadër të një projekti të mundshëm për zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit.

Gjatë qëndrimit të saj, Trump zhvilloi disa takime me Kryeministrin Edi Rama. Të mërkurën në mbrëmje, ata patën një takim informal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, i cili u pasua nga një darkë në një restorant në Orikum.

FOTO-ALBUMI/ Ivanka Trump në Vlorë për Sazanin, poston PAMJET me

Gjithashtu, ajo u prit nga kreu i qeverisë edhe në Kryeministri në Tiranë.

Përtej agjendës zyrtare, Ivanka Trump ndau me ndjekësit e saj në Instagram përshtypjet nga vizita.

Ajo publikoi foto dhe video që shfaqnin bukuritë natyrore të bregdetit të Vlorës dhe Zvërnecit, si dhe pamje të Ishullit të Sazanit.

FOTO-ALBUMI/ Ivanka Trump në Vlorë për Sazanin, poston PAMJET me

Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte shoqërimi i pamjeve me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”, duke i dhënë një prekje lokale postimeve të saj.