"Pse e votuat Bordin e Paqes?"/ Baçi: Kërkuam që të mos të përfaqësohemi nga Rama

Në studion e OraNews ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi i cili ka folur me votimin e përfaqësuesit të Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes, i cili do të jetë Edi Rama.

Në seancën pleanare së ditës së sotme, mazhoranca dhe opozita kanë dhënë votën e tyre duke arritur në 113 vota pro.

Nga ana tjetër, Baçi argumenton se opozita nuk ka dashur të përfaqësohet nga Rama por më shumë ishin prezent në Kuvend dhe në votim për shkak të parimit që kishin ndaj këtij Bordi të krijuar nga presidenti Trump.

“Jo vetëm pa debate, po dhe votimi kur nuk u bë i përbashkët me mazhorancën.

Duhet t’i sqarojmë disa gjëra dhe për publikun dhe qytetarët se shpesh herë në media të veçanta, hedhin ‘tymnajën’, opozita bashkë me mazhorancën, votuan u bënë bashkë.

Absolutisht jo. Së pari, duhet të themi, jemi shprehur që në krye të herës, votimin në parim në kemi qenë dakord.

Thjesht në parim që ne jemi për pjesëmarrje te Bordi i Paqes i krijuar nga presidenti Trump.

Ndërsa edhe nen për nen, opozita nuk e votoi këtë projektligj. Opozita madje bëri hamendësime, në këtë projektligj, duke e cilësuar me të madhe, përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes të drejtuar nga presidenti Trump, nuk duhet të jetë kryeministri i vendit Edi Rama.”- tha Baçi.