Paqe me Lapajn?/ Shehaj tregon nëse ka ndryshim pas vendimit të GJKKO-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2026, 08:32
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj tregoi sot nëse ka ndryshuar marrëdhënia me kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” pas vendimit të çështjes mes tyre në GJKKO.
Në një dalje televizive, Shehaj tha se me Lapajn nuk ka nevojë për paqe, pasi vendimi i gjykatës sqaroi gjithçka.
“Nuk ka nevojë për paqe në fakt, u sqarua me vendim gjykate, ku gjoja unë kisha shpifur se ai kishte marrë para nga krimi i organizuar apo ishte i papërlyer. Ky ishte vendimi i gjykatës, një interpretim tjetër jepeni ju. Njerëzit duhet të dinë kush ka gënjyer dhe kush ka thënë të vërtetën. Kaq është”, tha Shehaj.
