"Do ngrini kartonin dhe..."/ Rama shpërthen në të qeshura në Kuvend: Do të fitojmë apo jo, po, po, po
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se SPAK është kthyer tashmë në sportel ku lihen letrat e popullit.
“Do të fitojmë apo jo, po, po, po! (Qesh) Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota. Tani thonë nuk je tek bordi, ok. Por u ngatërruat se nuk e dini si strukturohen grupet ndërkombëtare, kanë një organigramë që nuk e kuptoni. Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin.
Ne detyruam presidentin Trump që të më pranojnë pa pagesë. SPAK është bërë si sportele. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair keni çuar në SPAK. S’doli gjë”, tha ai.
