Ky është HAJDUTI i Yzberishtit/ Elkjer Tafçiu, që pl*gosi dje punonjësen e marketit që vodhi, rikthehet në qeli

Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeccarin që plagosi punonjësen e një marketi për 90 mijë lekë nga xhiroja ditore. Ai rezulton i dënuar më parë sërish për vjedhje me dhunë.

Më pak se 24 orë zgjati arrati e Elkjer Tafciut, 40 vjeçarit që të enjten grabiti një market në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku për të marrë paratë e xhiros plagosi edhe një punonjëse të biznesit.

Ky është momenti ku ai neutralizohet në banesën e tij dhe më pas shoqërohet në Komisariatin nr. 6.

40-vjeçari, i cili rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë, një ditë më parë me anë të mjetit prerës thike kërcënoi shitësen duke marrë disa para nga kasa.

Nga pamjet e sigurisë duket si ai të gjitha veprimet i kryen i vetëm, ndërsa mësohet se ka arritur të marrë një shumë prej 90 mijë lekë.

Ky është HAJDUTI i Yzberishtit/ Elkjer Tafçiu, që pl*gosi

Mësohet se punonjësja, e cila u dëmtua në dorë, pas kontrolleve në spital ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka marrë paratë, ai është larguar drejt banesës së tij, ku hetuesit, pas verifikimeve të kamerave të sigurisë, provuan se ai ishte autori i vjedhjes së dhunshme.

Policia ka dyshime se 40 vjeçari është autori i disa vjedhjeve të tjera në zonën e Kombinatit dhe përreth saj, ku tashmë po verifikohen nga policia.