Përmbytjet në vend/ Diku: Po paguajmë pasojat e dëmit që i kemi bërë natyrës
Ndryshimet klimatike dhe mënyra se si njeriu ka ndërtuar marrëdhënien me natyrën po shfaqin pasojat e tyre gjithnjë e më të rënda. I ftuar në “Ora News”, eksperti i mjedisit Abdulla Diku dha një analizë të fortë mbi reshjet ekstreme dhe rreziqet që ato kanë sjellë.
" Mendoj se është restoja që natyra po na kthen në raport me atë çka ne i kemi bërë.
Po vuajmë pasojat e mënyrës së padrejtë, të pandershme, antinjerëzore me të cilën ne kemi ndërtuar marrëdhënien me natyrën dhe vazhdojmë e trajtojmë atë.
Dua ta nis interpretimin e kësaj situate fillimisht duke nisur nga faktorët natyrorë.
Së pari, lidhet me ndryshimet klimatike. Kemi pothuajse në total, më pak reshje në një vit të caktuar, por kjo sasi reshjesh është ngushtuar në një fazë kohore shumë më të ngushtë.
Kemi reshje intensive me një intensitet të cilës nuk e kemi parë ndonjëherë, ose ka qenë shumë i rallë i përjetuar në të shkuarën", u shpreh Diku.
Për më shumë ndiqni intervistën e plotë:
