E RËNDË/ E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2026, 13:27
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme te Rruga e Arbrit, pranë urës së Vashës ku një i ri u përpoq të vetëvritej.
E megjithatë ngjarja fatmirësisht u shmang nga ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve të cilët po udhëtoin në atë segment, ku i riu është shpëtuar vetëm pak sekonda para se të hidhej.
Sipas dëshmisë së njërit prej të pranishëmve, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe i riu është shpëtuar për 10 sekonda.
Sipas raportimit të JOQ, i riu ka qënë i vetëm në momentin e ngjarjes, teksa ndërhyrja e qytetarëve ka qënë vendimtare për shpëtimin e jetës së tij.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, dhe ato që e kanë shtyrë të riun drejt klëtij akti, madje as edhe mosha ekzakte e tij. Pas

