Zjarri i frikshëm te "5 maji"/ Drejtori i zjarrfikëses Tiranë për "Ora News": Izolimi i vatrës ka qenë i vështirë, për shkak të...

Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka folur për OraNews, për zjarrin masiv të përhapur në tregun e rrobave të përdorura në zonën e "5 Majit".
Ai u shpreh se dhe ditën e sotme zjarrfikëset janë detyruar të shkojnë në vendngjarje për shkak të riaktivitizimit të flakëve.
Ndërkaq, drejtori shpjegoi se izolimi i vatrës së zjarrit ishte një mision i vështirë për shkak të materialeve që ndodheshin brenda magazinave. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja e intensitetit të zjarrit.

“Edhe ditën e sotme jemi në vendin e ngjarjes. Për shkak të materialeve që kanë qenë në magazina, kemi vatra zjarri të izoluara tashmë që ditën e djeshme por që vazhdojnë të jenë problematike për ambientin sepse shfaqi tym.

Edhe ujemi duke punuara, kemi afruar mjete të tjera, fadroma për të lëvizur këto mbetje nga zjarri  në mënyrë që të eliminohet komplet.

Pra, jemi në vendin e ngjarjes, e kemi izoluar plotësisht dhe që rreziku është eliminuar që natën e mbrëmshme.

.....

 Ajo që do të thosha është konstruksioni i këtyre objekteve e bën të vështirë për eliminimin e plotë të vatrës së zjarrit.

Fillimisht kur kemi mbërritur në vendngjarje,  sespe dhe ditën e sotme kanë dalë edhe kamerat ku është shfaqur vatra e zjarrit dhe përhapja e saj me një shpejtësi të jashtzakonshme.

Në momentin e parë që kemi arritur jemi përqendruar në dy korridoret për të izoluar vatrën e zjarrit atje ku është shfaqur.

Por edhe konstruksioni i çatisë edhe produktet që kanë qenë brenda na e kanë bërë shumë të vështirë. Mbas kësaj ne kemi kaluar në një plan tjetër, ku kemi izoluar vetëm këtë objekt. Po të shikoni në atë zonë janë shumë dyqane të tjera që nga flakët dhe nga nxehtësia mund të përhapej zjarri dhe te ato.”- tha Goxhaj.