Vodhi marketin dhe kërcënoi punonjësen me th*kë!/ Policia identifikon dhe arreston hajdutin 40-vjeçar

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e grabitjes së ndodhur një ditë më parë në një market në zonën e Yzberishtit.

Blutë kanë vënë në pranga shtetasin E. T. (T), 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, 40-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në market, duke kanosur punonjësen me thikë.

Gjatë tentativës për ta ndaluar autorin, punonjësja është dëmtuar në dorë, por ka marrë mjekim dhe është larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.