Shkodër/ Kapet i mituri i shpallur në kërkim, bashkëpunonte me një 35-vjeçar për kultivim k*nabisi

Policia e Shkodrës kanë ndaluar një 16-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar “Neonët 6”.

I riu dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin e identifikuar me iniciale A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi” për kultivimin e bimëve narkotike. 

35-vjeçari përdorte pajisje me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Puna për kapjen e këtij shtetasi vijon.