Rrëshqet nga mali masivi shkëmbor në Klos, pezullohet qarkullimi në hyrje të qytetit

Një masiv shkëmbor ka rrëshqitur këtë të premte nga shpati i malit në Klos, duke pezulluar qarkullimin në hyrje të qytetit.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme, shkëmbi ka ardhur shumë pranë rrugës dhe sipas raportimeve, është vendosur sinjalizimi për paralajmërim për drejtuesit e mjteve për të mos kaluar në këtë aks.

Sipas autoriteteve, masa shkëmbore është shumë e madhe dhe përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve.