Lezhë/ 37-vjeçari tenton të largohet me a*më, procedohet vëllai i tij për sende luksoze (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2026, 12:25
Policia e Lezhës dhe Kurbinit në një operacion të përbashkët, kanë ndaluar një 37-vjeçar dhe kanë proceduar penalisht vëllain e tij.
Gjatë kontrollit në banesën në fshatin Gjormë, 37-vjeçari Leonard Hasani, hodhi nga muri rrethues një çantë me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, duke tentuar të largohej me vrap, por u kap nga policia.
Vëllai i tij, E. H. alias E. S., 35 vjeç, u procedua penalisht pasi në automjetin e tij u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 orë dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale.
Si rezultat i operacionit, arma dhe sendet e sekuestruara janë marrë në administrim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar burimin e sendeve me vlerë.
