Gjirokastra e përmbytur/ Kryebashkiaku Golemi: Nga reshjet e dendura, kemi pasur një 1,000 tonë mbetje zhavorri

Në një lidhje direkte nga Gjirokastra ka qenë kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili ka treguar për situatën lidhur më përmbytjet dhe me rrëshqitjen e inerteve nga reshjet e dendura.

Golemi është shprehur se i janë bërë dëme të mëdha natyrës nga mënyra se si është ndërtuar pa kriter në zonë dhe në një kohë shumë të shkurtër janë grumbulluar rreth 1,000 tonë mbetje zhavorr.

“Nëse gjithmonë kemi pasur pritshmëri për problematikë në krahun e majtë, është gjetur një rrugë tjetër këtu. Po ta shohim së bashku me shërbimin gjeologjik, duhet të kuptojmë çfarë i kemi bërë natyrës dhe se ku kemi ndërtuar ndër vite.

Është ndërtuar në një sistem, në krahun e djathtë dhe natyra në një kohë të shkurtër solli jo thjesht inerte por dhe një sasi shumë të madhe mbetjesh. Inerte dhe gurë.

 Në një kohë shumë të shkurtër, kemi pasur një masë të tillë më shumë se 1,000 tonë mbetje zhavorri.

Në këtë moment që po flasin qyteti është pastruar dhe është qetësuar.”- tha kryebashkiaku.