VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (9 janar 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa mbetet kryesisht nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm ,si ne Evropën Lindore dhe në Alpe. Ballkani paraqitet me reshje të pakta, ndërsa Gadishulli Iberik, Skandinav dhe brigjet e Egjeut dominohen nga mot i kthjellët dhe temperatura ekstremisht të ulëta.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Masat ajrore sjellin përmirësim në mëngjes, ndërsa pasditja dhe nata rikthejnë reshjet në të gjithë vendin, dhe dëborë në zonat malore lindore. Temperaturat zbresin nga -6°C deri në 10°C. Era fryn nga Verilindja, me shpejtësi mbi 60 km/h, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Gadishulli Iberik dhe Britania e Madhe dominohen nga kushte më të qëndrueshme, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Qendrore përfshihen nga reshje dëbore, nga ana tjetër Evropa Juglindore paraqitet me vranësira stuhi ere.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vendi pritet me mot të paqëndrueshëm gjatë gjithë ditës.
Ultësira Perëndimore përfshihet nga reshje shiu, herë pas here rrebeshe, më të theksuara në Veriperëndim dhe Qendër, ndërsa pasditja dhe nata rikthejnë dëborën, fillimisht në Verilindje.
Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 13°C. Era fryn nga Veriperëndimi, me shpejtësi mbi 75 km/h, duke gjeneruar dallgëzim 6 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

