IGJEO: Reshje me intensitet të lartë në disa qarqe, pritet rritje e prurjeve në lumenj
Instituti i Gjeoshkencës informoi se pasditen e sotme dhe nesër do të ketë reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas IGJEO-së, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave, ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë sot dhe nesër pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Seman.
Rrezik të shtuar për përmbytje, në vazhdim të ditës së sotme dhe nesër, do të kenë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.
Reshjet e dëborës pritet të përfshijnë sot dhe nesër zonat në veri, lindje dhe juglindje në territor.
Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.

