Lezhë/ Goditen dy raste të posedimit të k*nabisit, arrestohen dy të rinjtë dhe iu sekuestrohet lënda narkotike
Forcat “Shqiponja” ka goditur në 24 orë dy raste të tjera të shitjes së Cannabis Sativa në doza dhe sasi të ndryshme, duke arrestuar dy autorët.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se në fshatin Manati është arrestuar shtetasi P.D., 22 vjeç, i cili u kap duke qarkulluar me doza kanabisi të bëra gati për shitje.
Nga ana tjetër rasti i dytë, bëhet fjalë për arrestimin e shtetasit K.M., 27 vjeç i cili po ashtu i janë gjetur doza me lëndë narkotike të përgatitura për shitje.
Lënda narkotike është sekuestruar, bashkë me dy automjete dhe 5 celularë.
Njoftimi i policisë:
DVP Lezhë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Terreni”.
Goditen në 24 orë, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në sasi dhe në doza.
Vihen në pranga, në zonën e kalasë dhe në fshatin Manati, 2 autorët e këtyre rasteve.
Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 5 celularë.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Terreni”, në kuadër të të cilit u konstatuan 2 raste të tjera të posedimit të Cannabis Sativës, me qëllim shitjen në sasi dhe në doza. Konkretisht, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestuan në flagrancë:
-në fshatin Manati, duke lëvizur me automjet, për të shitur doza Cannabisi, shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Lezhë;
-në zonën e kalasë së Lezhës, shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili kishte me vete një sasi Cannabisi, dyshohet me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
