Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2026, 11:02
Prefektura njofton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e çarjes së karrexhatës nga reshjet e dendura, aksioni rrugor Përmet–Çarçovë, pranë “Urës së Petranit”, është i bllokuar për qarkullimin e mjeteve.
Prefekti i Qarkut Korçë apelon që qytetarët të shmangin lëvizjen në aksin Leskovik–Përmet deri në një njoftim të dytë.
Ai gjithashtu do të informojë në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me situatën.
