MBLIDHEN EMERGJENCAT CIVILE/ Rama: Janë ulur sasitë e reshjeve, deri tani janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje

Pas situatës apokaliptike të motit në vend, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Komitetin e Emergjencave Civile për të diskutuar lidhur me dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet.

Rama ka nënvizuar se kjo situatë klimatike ka ndryshuar dhe si rrjedhojë nevojiten të merren masa që përballojnë intensitetin e këtyre ndryshimeve.

Teksa ka folur për këto ndryshime, ai shtoi se në sasia e reshjeve është ulur, përveç Durrësit në të cilin është regjistruar 41 ml shi.

Ndërkaq, kryeministri shtoi se janë numëruar 1,587 banesa me prani uji dhe janë evakuimet për 339 persona dhe 51 familje.

“Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verëra më të nxehta. Stinë të çrregullta, sisteme atmosferike më të ngadalta dhe prandaj më të papritura. Dhe mot më të ekstrem dhe më këmbëngulës në ekstremitetin e vet.

Më shumë thatësira dhe më shumë zjarre. Më shumë vorbulla atmosferike dhe më shumë përmbytje është tashmë kuadrati i klimës ku jetojmë, e cila nuk është më klima ku jemi rritur.

Por patjetër kur ne vazhdojmë i hedhim plehrat rrugëve apo kur vazhdojmë i vëmë zjarrin pyjeve, pasojat e gjithë këtij ndryshimi klimatik rëndojnë ende më shumë.

Siç u rënduan ende më shumë në Shkozet dhe jo vetëm. Prej prurjes marramendëse të plastikës të mbledhur rrugëve nga lumenjtë e dal nga shtrati që taposi kanalet e mëdhenj kullues.

Aktualisht në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve, të matura deri së fundmi, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 41 ml shi.

Një punonjës i bashkisë së Durrësit, 54-vjeç është gjendur i mbytur pasi ishte raportuar i humbur një ditë më parë.

Deri tani janë në rang vendi, numëruar 1,587 banesa pranë ujit.

Janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.

Po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13,211 ha tokë bujqësore.

Një pjesë është përmbytur sikundër edhe disa gjëndra shëndetësore apo objekte arsimore.”