BLLOKOHET AKSI I VJETËR LEVAN-VLORË/ Përmbytjet sjellin devijimin e qarkullimit drejt autostradës

Aksi i vjetër Levan–Vlorë është bllokuar në zonën e urës së Mifolit, si pasojë e situatës së krijuar në këtë segment rrugor.

Për shkak të pamundësisë së qarkullimit, mjetet po devijohen drejt autostradës Levan–Vlorë.

Në zonë ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po menaxhojnë trafikun dhe po orientojnë drejtuesit e automjeteve për të shmangur këtë segment.

Shkaqet e bllokimit dhe koha e rihapjes së aksit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet.