FOTO+VIDEO/ Vijon evakuimi i banorëve në Ferras dhe bashkinë Dimal, shpëtohet i moshuari

Në fshatin Ferras të Fierit dhe në bashkinë e Dimalit po vijon evakuimi i banorëve që rrezikohen nga përmbytjet.

Reshjet intensive të shiut në ditët e fundit kanë krijuar problematikë të shtuar në disa qarqe të vendit, kryesisht në Durrës, Vlorë dhe Fier.

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin në disa zona të këtyre qarqeve, konkretisht në Novoselë të Vlorës, në Ferras të Fierit, si dhe në Sukth dhe Katundin e Ri në Durrës.