35 VJET SFIDA DHE ANGAZHIM/ Shoqata e të Verbërve shënon 35-vjetorin e krijimit

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka shënuar 35-vjetorin e krijimit me një aktivitet sensibilizues, ku u diskutuan arritjet, vështirësitë dhe sfidat aktuale të personave të verbër, si dhe nevoja për përfshirje më të fortë institucionale dhe shoqërore.

Progresi, regresi dhe sfidat ku ndodhen të verbrit shqiptarë ishin pikat kryesore ku Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë u ndal në aktivitetin e organizuar në këtë 35 vjetor të krijimit të saj.

Një aktivitet ky që vjen si një thirrje sensibilizuese drejtuar institucioneve qëndrore dhe ndërkombëtare, që luajn një rol kyc në garantimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Presidenti I shoqatës së të verbërve të shqipëris Jonit Ferhati, në fjalën e tij theksoi se 35 vitet e ekzistencës së shoqatës përfaqësojnë një udhëtim të gjatë mes arritjeve dhe vështirësive, por edhe reflektimi për të ardhmen.

Ai nënvizoi gjithashtu se përfshirja e personave të verbër në vendimmarrje nuk duhet të jetë vetëm formale por thelbësore në mënyrë që të reflektohen realisht nevojat e tyre.

I pranishëm në këtët aktivitet ishte edhe Robert Gajda, komisioneri për mbrojtjen dhe diskriminimin , I cili e vuri theksin tek problematikat e vazhdueshme të diskriminimit dhe aksesit të barabartë.

Për Shoqatën e të Verbërve të Shqipëris ky 35 vjetor nuk është vetëm një date përkujtimore por një thirrje për përgjegjësi, me synimin që vitet në vijim të shënojn progress real dhe të matshëm për të gjithë komunitetin e personave me aftësi të kufizuara.