Dalja e lumit Erzen nga shtrati/ Evakuohen 312 qytetarë
Evakuimet dhe mbështetja për qytetarët.
Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, në fshatin Erzen, Njësia Administrative Katund i Ri, lagjja pranë rezervuarit të Erzenit, janë evakuuar dy banorë, pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet. Deri në këto momente, numri total i banorëve të evakuuar ka arritur në 312 persona, të cilët janë strehuar përkohësisht në ambientet e Kavalishencës.
Për familjet e prekura është kërkuar ndihmë ushqimore nga Rezervat e Shtetit. Ndihmat kanë mbërritur dhe është siguruar ushqimi, i cili do të shpërndahet sipas nevojave dhe prioriteteve emergjente.
Aktualisht, autoritetet janë në pritje të mjeteve shtesë lundruese (gomone), pasi pritet evakuimi i banorëve të tjerë, për shkak të daljes së menjëhershme të lumit Erzen nga shtrati dhe rrezikut të shtuar në disa zona të banuara.
