Përmbytjet në Shqipëri/ Autoritetet në gatishmëri për menaxhimin e situatës
Strukturat vendore të emergjencave civile, Policia e Shtetit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe një ekip i Forcave të Armatosura ndodhen në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.
Deri më tani janë evakuuar 12 familje dhe rreth 200 krerë bagëti, ndërsa shërbimet shëndetësore janë në lëvizje të pandërprerë, gati për të ofruar asistencë në çdo moment. Kanalet kulluese po pastrohen dhe kontrollohen vazhdimisht, ndërsa banorët e evakuuar janë akomoduar në konviktet e qytetit dhe po bashkëpunohet me hotelet për kapacitete shtesë strehimi.
Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më të sigurt dhe efikas të situatës.
