"ZBARDHET" ELBASANI/ Nisin reshjet e dendura të dëborës, qarkullimi i automjeteve vështirësohet

Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në disa zona të Elbasanit.

Borëpastrueset ndodhen në terren ndërsa në akse po hidhet skorie me qëllim lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.

Kryesisht zonat më problematike janë Zavalina, Labinot Mal, Moagjesh dhe Gjinar.