Alarm në Vaun e Dejës/ Kryebashkiaku për "Ora News": Prroi i Glinës kërcënon qytetin, por banesat shpëtojnë
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli raportoi në një lidhje direkte në “Ora News” se situata në Vau i Dejës pas përmbytjeve ka nisur të normalizohet, ndërsa prroi i Glinës, i njohur si problematik, nuk ka shkaktuar dëme brenda banesave këtë herë.
" Sot është situata krejt e qetë, nuk ka më ujë. Prroi i Glinës është një përrua shumë problematik.
Ai përrua kur ka shira të shumta është i paparashikueshëm, bën përmbytjen e gjithë qytetit të Vaut të Dejës dhe të fshatrave përreth.
Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë dhe të Ushtrisë kanë qenë në terren. Situata është e rëndë, jo si herën e parë por pak më e qetë. Nuk kemi pasur ujë në banesa këtë rradhë. Ka pasur prezencë uji në oborret e shtëpive por brenda banesave jo", u shpreh Shkreli.
