URA E MIFOLIT NËN UJË! Policia ndalon qarkullimin e qytetarëve në urën e vjetër

Niveli i ujit ka kaluar mbi urën e vjetër të Mifolit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Në këtë mënyrë për shkak të situatës problematike, policia ka ndaluar lëvizjen në urën e vjetër të Mifolit.

Situata mbetet shqetësuese, ndërsa ekipet e Emergjencës më herët kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në Novoselë, Ferras dhe Katund i Ri.