FIERI I PËRMBYTUR/ Evakuim urgjent për të moshuarin në fshatin Ferras, transportohet drejt Spitalit Rajonal të qytetit

Teksa reshjet e dendura kanë krijuar përmbytje në qarkun e Fierit, është konstatuar një rast ku një banor i nevojitet ndihmë mjekësore urgjente.

Një i moshuar i sëmurë është evakuuar nga banesa e tij e përmbytur në fshatin Ferras, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qarkut Fier.

Evakuimi u bë i mundur falë ndërhyrjes së forcave të ushtrisë, të cilët arritën të nxjerrin të moshuarin nga banesa dhe ta transportojnë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas autoriteteve lokale, situata mbetet problematike në disa fshatra, ku uji ka hyrë në banesa dhe ka vështirësuar qarkullimin.

Strukturat e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën.