PD kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore / Dëmshpërblim i menjëhershëm për banorët

PD kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore pas përmbytjeve, dëmshpërblim i menjëhershëm për banorët.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zyrtarisht nga Qeveria shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, pas përmbytjeve dhe vërshimeve të ujit që kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje jete.

PD kërkon vlerësim të plotë dhe kompensim të menjëhershëm financiar për banorët e prekur, duke theksuar se institucionet duhet të veprojnë me urgjencë për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre.

Opozita i kërkon gjithashtu Kryetarit të Kuvendit që të sigurojë informacion të detajuar nga Këshilli i Ministrave mbi situatën, rreziqet dhe masat e marra për menaxhimin e emergjencës.