Përmbytjet në Durrës/ Nishtulla, një nga zonat më problematike

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë që nga mbrëmja e djeshme kanë sjellë përmbytje në disa zona të Durrësit.

Më problematike mbeten Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë, ku situata paraqitet kritike për banorët dhe banesat.