DURRËSI I PËRMBYTUR/ Gazetari Myzyraj: Banorët kanë lënë banesat e tyre, ka prurje të vazhdueshme të ujërave

Një raportim direkt, gazetari Isa Myzyraj i gjendur në një nga zonat e përmbytura në Sukth raporton se është realizuar evakuimi i banorëve, më urdhër të bashkisë së Durrësit dhe ministrisë së Mbrojtjes.

Nga informacionet e përcjella nga terreni, Myzyraj ka treguar se situata duket se po shkon drejt përkeqësimit, ndërkaq nga pamjet e drejtpërdrejta për OraNeës shfaqen banorët që ndodhet jashtë shtëpive të tyre.


“Arritëm dhe ndodhemi në mes të rrugës kryesore, e cila lidh zonën e Shijakut me Durrësin dhe më pas me Tiranën. Është dhënë urdhër evakuimi nga bashkia e Durrësit dhe ministria e Mbrojtjes, në zonën këtu ku në ndodhemi.

Aktualisht, siç mund të shikohet nga pamjet situata paraqitet shumë e rëndë.

Në të gjithë hyrje dalje ka prurje të vazhdueshme dhe duket sikur situata është duke përkeqësuar.

Me dhjetra banorët tanimë kanë lënë banesat e tyre, vetëm me disa qese në duar kanë mundur të shpëtojnë nga shtëpitë e tyre pasi zona në krahun tim të djathtë, është një zonë tërësisht e pabanuar.

E cila është tërësisht e përmbytur.”- raporton Myzyraj.