Parashikimi i motit për sot dhe nesër (08 Janar 2026)

Shikues të Ora News ju përshëndes! Jemi se bashku si cdo dite me mua Ester Sula per tu njohur me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Ballkani vijon nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke rritur rrezikun për përmbytje. Situata përkeqësohet edhe në Ishujt Britanikë dhe Europën Qendrore, si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare atlantike. Ndërkohë, Gadishulli Skandinav, Iberik dhe Apenin dominohen nga mot më i qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vendi paraqitet me shira mesatarë deri intensivë në Ultësirën Perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore. Pasditja sjell dobësim të reshjeve, ndërsa ndërpritet natën vonë.

Temperaturat zbresin nga -1°C deri në 11°C. Era fryn nga Veriperëndimi, me shpejtësi mbi 70 km/h, duke krijuar dallgëzim 5–6 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Europa mbetet me reshje të dendura dëbore në Balltik dhe Europën Lindore. Ballkani paraqitet me reshje më të pakta shiu e dëbore, ndërsa Gadishulli Iberik, Skandinavia dhe brigjet e Egjeut dominohen nga mot i kthjellët dhe i ftohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Vendi pritet me kthjellime ne mengjes , ndersa pasditja dhe nata rikthejnë reshjet, fillimisht në Veri e Veriperëndim dhe më pas në të gjithë vendin, me dëborë në zonat malore lindore.

Temperaturat luhaten nga -5°C deri në 11°C. Era fryn nga Verilindja, me shpejtësi mbi 60 km/h, duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.
Ky ishte parashikimi I motit për sot dhe nesër ne vend dhe europe. Ju falenderoj për vëmendjen — bashkë mirupafshim!