Alarm në Cakran/ 80 hektarë tokë nën ujë, rrezikohet autostrada Levan–Tepelenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 12:45
Rreth 80 ha tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Cakran të bashkisë Fier.
Dëmet në të mbjella jane tepër të mëdha ka pohuar kryeplaku i fshatit Selishtë, Ferrik Myftaraj, ndërsa ka theksuar se uji rrezikon të dalë në autostradën Levan- Tepelenë.
Një situatë e tille nuk është parë prej 7 vitesh në zonë thotë Muftaraj, ndërsa thekson se bllokimi i autostradës do të paralizonte lëvizjen e automjeteve.
