PAMJE/ Breshër në Tiranë, moti i paqëndrueshëm në vend

Reshje breshëri kanë përfshirë pasditen e sotme Tiranën, duke surprizuar qytetarët dhe duke shkaktuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor.

Fenomeni është shoqëruar me reshje shiu dhe rënie të temperaturave, ndërsa në disa zona është raportuar grumbullim uji në rrugë.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë edhe në orët në vijim, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë lëvizjes me mjete dhe në zonat me qarkullim të dendur.