Urdhërohen evakuime në Vlorë/ Kryebashkiakja Bruna Mersini : Alert në zonën e Bishanit
Autoritetet në Vlorë kanë dhënë urdhër për evakuimin e disa familjeve dhe fermave për shkak të rritjes së nivelit të lumit Vjosë pas reshjeve të dendura.
Kryebashkiakja e Vlorës, Bruna Mersini, në një lidhje online bëri me dije se është dhënë alert për zonën e Bishanit, që ndodhet pranë lumit, dhe deri tani janë evakuuar 13 familje. Një plan masash është hartuar edhe për 10 familje të tjera në rast se situata përkeqësohet.
“Eshtë evakuar një fermë me rreth 200 krerë bagëti, ndërsa forcat e emergjencës ndodhen në terren për të shpëtuar dhe fermat e tjera që mund të rrezikohen”u shpreh Mersini .
Bashkia e Vlorës dhe strukturat e emergjencës vazhdojnë të monitorojnë situatën në terren, duke marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e banorëve dhe të pasurive të tyre.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
