NË PRITJE TË DEBATIT/ 19 emra në garë për dy vende në Gjykatën Kushtetuese

Në Kuvend do të nisë diskutimi për plotësimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mes emrave që kanë dorëzuar dosjen në Presidencë për mandatin që lë Sonila Bejtja dhe në Kuvend për vakancën e krijuar nga Elsa Toska janë dhe emra të njohur në institucionet e drejtësisë

Mësohet se numri i kandidatëve ka shkuar në 19, 10 të presidencës dhe 9 të kuvendit.

Të gjithë do t’i nënshtrohen “vettingut” profesional dhe moral para se të shpallen tre kandidatët me pikët më të larta.

Gjashtë nga garuesit për karrigen e “Kushtetueses” e kanë vendosur emrin në të dyja listat si të presidentit dhe të kuvendit.

Ata janë: Naureda Llagami ish-drejtuese e KLGJ-ës, Genc Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, Jordan Daci, Profesor i të Drejtës Kushtetuese, Arta Vorpsi që çoi në përplasje Ilir Metën dhe Ardian Dvoranin në 2019-ën dhe ish komisionerë të “vettingut” Lulzim Hamitaj e Roland Ilia.