"Me shëtitje në bulervard nuk ikën ai"/ Gurra: Opozita pa protesta të fuqishme, nuk e rrëzon dot qeverinë
Gazetari Hysni Gurra i ftuar në studion e "Ora e Betit" ka thënë se fronti opozitar aktualisht nuk është duke bërë gjënë e duhur për të rrëzuar kryeministrin dhe qeverinë.
Sipas tij, opozita duhet të ngrihet në protesta të tilla si në Greqi dhe Franca, ku ka një mobilizim më të dhunshëm dhe presion më të lartë ndaj kreu të qeverisë.
“Ai është i vetmi front që mbledh njerëz. Se nuk duhet shumë veta në fakt që për t’i bërë presion Edi Ramës dhe për të rrëzuar Ramën duhen 5-6 mijë veta.
I ka PD me gjithë aleatët e vetë. I ka edhe më shumë.
.....
Problemi është se ata nuk duan ta rrëzojnë, ata bëjnë protesta “gandista” dhe ata duan protesta paqësore.
Unë këtu jam kundër këtij fronti opozitar.
Edi Rama pa i bërë presion dhe pa shkuar në kufijtë e protestave, që minimalisht bëhen në Greqi, që bëhen në Francë, ai nuk ka për të ikur.
Pra me shëtitje në bulevard, duke qendruar dy orë atje dhe me lexime fjalimesh nuk ka për të ikur Edi Rama.”-u shpreh Gurra.
