Balla publikon PAMJE nga situata në Durrës: Reshjet intensive përmbytin disa lagje, ekipet në terren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 13:48
Reshjet e dendura të shiut me intensitet të lartë kanë krijuar një situatë të vështirë në disa lagje të qytetit të Durrësit, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme në qarkullim.
Pamjet nga terreni janë publikuar nga Balla, i cili ka ndarë edhe një video që tregon gjendjen në zonat e prekura.
Sipas tij, ekipet e Bashkisë së Durrësit, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, ndodhen në terren dhe po punojnë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, si dhe për të rikthyer situatën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse.
