Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama krah ministrit Darmanin: Reflektime mbi problematikat e politikës penale shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2026, 15:39
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se, përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, të thirrur nga Presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, është zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin.
Në fokus të takimit ka qenë bashkëpunimi me partnerët francezë në kuadër të grupit të reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe procesi i konsolidimit të draftit të ri të Kodit Penal.
Kryeministri ka nënvizuar se ky bashkëpunim synon harmonizimin e plotë të Kodit Penal me standardet dhe praktikat më të mira europiane.
