Klodian Braho merr “bekimin” e BE-së, Gonzato: Do të mbështesim luftën kundër krimit dhe korrupsionit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho.
Në takimin e tij të parë me drejtuesin e ri të SPAK-ut, ambasadori Gonzato e përgëzoi Brahon për arritjet e deritanishme të institucionit dhe nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas tij, këto përpjekje përbëjnë një element kyç për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
First meeting with the new Head of SPAK, Klodjan Braho. I congratulated him for SPAK’s achievements to date and underlined the importance of continuing to deliver tangible results in the fight against organised crime and corruption, a key factor in Albania’s progress towards EU… pic.twitter.com/1NRxgR54U1
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) January 6, 2026
