Fronti Opozitar, Hoxha: Janë “madhështorët” që u mblodhën edhe para 1 muaji që sillen rreth Berishës

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha  i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” i pyetur nga moderatorja Beti Njuma, foli mbi mundësinë e grupimit të të gjitha forcave politike në një të vetme të frontit opozitar.

“Këta i pamë pak a shumë para një muaji dhe janë ata “madhështorët” e shpallur para zgjedhjeve si tryezë.

Por ka një problem, sepse opozita më e madhe parlamentare identifikohet me Sali Berishën dhe shikojmë të njëjtët njerëz që për 35 vite janë rrotulluar rreth z. Berisha dhe është e pakuptimtë të kërkosh një bashkim rreth Berishës ku pavarësisht ftesave, duke hedhur karremin e qeverisë teknike, a thua se ai dhe z. Rama po negociojnë për një qeveri teknike.

Kjo mund të jetë një opsion, por është një opsion që është mes Ramës dhe Berishës, dhe këta që nuk shkojnë te Berisha nuk shkojnë se nuk duan të jenë pjesë e një rrethi vicioz riciklimi të politikës 35-vjeçare.

Janë po këta që para 1 viti bënë një Kod Zgjedhor që këta i shkatërroi; janë po këta që bënë një amnisti që kapi 120 persona subjekte të SPAK-ut dhe GJKKO-së; janë po këta që kanë hedhur idenë që ta vënë në shina drejtësinë e re, sepse kanë interesa të përbashkëta”, u shpreh ndër të tjera gazetari Poli Hoxha.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”