PS bojkoton mbledhjen e Këshillit, Bardhi: Do kallëzojmë për shpërdorim detyre Niko Peleshin

Partia Socialiste ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve të thirrur nga Partia Demokratike. Në një komunikim për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar këtë situatë si një akt të paprecedentë.

Ai theksoi se kërkesa është e bazuar në rregulloren e Kuvendit, e cila sipas tij duhet të mbetet dokumenti i vetëm ligjor në këtë proces.

Sipas Bardhit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka për detyrë të thërrasë mbledhjen e Këshillit dhe të përcaktojë rendin e ditës.

Ai kujtoi se sot mbushen tre javë nga momenti kur SPAK ka kërkuar lejimin e arrestimit të Ballukut, ndërsa anëtarët e PS, sipas tij, janë fshehur duke shkelur ligjin.

Ai thekson se Peleshi nuk mund të tallet me Kuvendin dhe të bëhet ushtar i Ballukut, edhe pse sipas tij, ajo e ka ndihmuar që ai të jetë kryetar i ri Kuvendit.

“Ne do të përgatisim edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit nuk mund të tallet me Kuvendin, ai nuk merr urdhra nga të korruptuar. Ai nuk është ushtar i Ballukut, edhe pse ajo e ka ndihmuar që ai të jetë kryetar i ri kuvendit, sepse ka qenë zgjedhje e saj personale.

Është guxim i madh të marrësh në mbrojtje një të korruptuar që ka abuzuar me 1.1 mld euro”, tha Gazment Bardhi.

Bardhi: Me përgjegjshmëri të plotë që na dikton situatë dhe si anëtarë të këshillit të mandateve, 5 anëtarët të këtij këshilli kërkuan mbledhjen e këshillit për të vijuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kërkesa jonë është e bazuar në rregulloren e Kuvendit që do të duhet të jetë i vetmi dokument ligjor.

Kryetari ka për detyrë të njoftojë mbledhjen e Këshillit dhe rendin e ditës. Sot mbushen tre javë kur SPAK ka kërkuar lejimin e arrestimit të Ballukut dhe po sot mbushen 3 javë kur anëtaret e PS fshihen si ata që kanë shkelur ligjin.

Ky është një akt i paprecedent, ku këshilli merr 3 javë kohë për të shqyrtuar një kërkesë.

E pandehura Balluku ka kërkuar 3 javë kohë për të shqyrtuar provat. Ndërkohë vetë Rama tha që avokati dhe Balluku nuk i kanë marrë materialet.

Nga njëra anë thoshte një pjesë se cfarë kishte USB-ja, nga ana tjetër thoshte se asnjë prej nesh nuk i ka tërhequr materialet. E pandehura kërkoi 3 javë kohë

Afati 3 javë që donin ti jepnin Ballukut kohë që të hante vitin e ri në shtëpi dhe jo në Burgun e Pojskës skadoi.

Kryetari i Kuvendit duhet të shpjegojë pse nuk thërret këshillin e mandateve”.