"Sfida është të çohemi dhe të marrim sistemin"/ Shkurti: Opozita e sheh finalen si pikënisje, përfundojmë në rotacion nëse...

Në studion e "Ora e Betit" ka qenë i ftuar gazetari Armir Shkurti i cili ka analizuar mënyrën e të menduarit të opozitës aktuale.
Ai u shpreh se kjo opozitë që kemi ne sot e mendon heqjen e kryeministrit nga posti si një "finale" të madhe ndërkohë që sipas tij është thjesht fillimi i një plani më të gjerë.

“Jam i vetmi që e them, ne na kanë vjedhur sistemin.Në 90’ ne kemi dalë për tu vrarë, një pjesë idealist, të paditur,  po kemi dalë për tu vrarë që të ikte sistemi i diktaturës dhe të vinte një sistem pluralist dhe një Shqipëri si gjithë europa, me standarte europiane.

Filloi pastaj dalëngadalë iku ekonomia e tregut, u krijua monopol dhe jo oligarki. Oligarkia është i gjithë sistemi. U krijuan monopole, u shkatërruan bizneset e mesme.

U goditën të voglat, u hollua shtresa e mesme.

Gjithë pasuria në pak duart, u godit gjithë demokracia, gjithë sistemi,

Ne s’kemi sistem drejtësie sot.

SPAK-u është një fasho e vogël, që merret me krimin e organizuar dhe administratën e lartë. Ndërkohë që në popull nuk ka drejtësi.

Përderisa dosjet kanë vite, kanë dekada, nuk kemi drejtësi.

Pra, neve gjithë sistemin e kemi të kolapsuar.

Gjithë sfida është, të çohemi dhe ta marrim sistemin në dorë.

Deri më sot, të gjitha premisat, të gjithë aktorët e opozitës, finalen si pikë gjeometrike faktikisht caktojnë fillimin.

Pra, të heqim Edi Ramën. Heqja e Edi Ramës është pika A e segmentit.

Nuk zgjidh gjë të heqim Edi Ramën. Se po ta heqim atë, do bëjmë rotacion.”- tha ai.