Bylykbashi: Durrësi ‘në dramë’ të përsëritur, përmbytja e 3-të brenda vitit, pasojë e korrupsionit...

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në një intervistë për Syri TV, ka përshkruar situatën e rëndë që po përjeton qyteti i Durrësit pas përmbytjeve masive, duke theksuar se dëmet për familjet dhe mjetet motorike janë shumë të mëdha.

Sipas tij, pothuajse i gjithë qyteti është mbuluar nga uji, ndërsa kjo përmbytje shënon rastin e tretë brenda një viti, një fakt që, sipas Bylykbashit, nuk lidhet me fatkeqësi natyrore, por me keqmenaxhim të thellë dhe vendime të gabuara të ndikuara nga korrupsioni, që kanë rënduar jetën e qindra familjeve durrsake.

Oerd Bylykbashi: Dëmet që kanë pësuar familjet në banesat e tyre janë shumë të mëdha, po edhe të tjerë kanë pësuar dëme në mjetet motorike me të cilat ata lëvizin, automjetet e tyre të dëmtuara, të bllokuara, të përmbytura nga uji edhe pa lëvizur, ose shpeshherë në tentativën për të lëvizur janë bllokuar në rrugë me dëme të rënda. Pra, është një, është një dramë e madhe për gjithë qytetin e Durrësit. Ju e thatë me të drejtë, ndoshta me përjashtim të Kodrës së Vilës së Zogut, i gjithë qyteti, edhe nga pamja që juve i keni, janë nga larg, duket që i gjithë qyteti noton në ujë. Dhe ajo që duhet thënë është që, kjo është një situatë e cila vetëm në harkun e një viti, është kjo është përmbytja e tretë. Pra duke filluar nga fillimi i vitit 2025, në fillim e vitit 2026, praktikisht një vit, kjo është përmbytja e tretë. Me pasoja shumë të rënda. Janë mbi 400 familje të cilët në vitin 2025 u dëmtuan rëndë nga uji dhe pas shumë përpjekjesh të tyre, protesta të tyre, të opozitës, por më pas dhe me peticion, vetëm në fund Bashkia e Durrësit vendosi të vendoste të ndante një fond i cili është vetëm 40% e dëmit që ka llogaritur Bashkia e Durrësit, jo që është dëmi i vërtetë.

Për vitin 2025. Unë mund t'ju them diçka, që këto, edhe po të pyesni banorët e kësaj që quhet si Durrësi i ri e quajmë ne tani, po dikur e njihnim rëndom si ish-Këneta, janë zona që ka filluar të popullohen në vitin ‘95, pra 30, diçka më shumë se 30 vite nga tani. Gjatë vitit të shkuar, kur kemi shkuar derë më derë, dhe kur nuk kishte as nga, as nga autoritetet s'kish shkuar askush.

Ata thonin nuk e kemi parë këtë përmbytje në 30 vite. Dhe kjo po ndodh brenda një viti, brenda, le të themi dy viteve të fundit, përsëritja e këtyre përmbytjeve me frekuencë kaq të lartë, është diçka që duhet të preokupojë, nuk është çështje e një fatkeqësie natyrore. Durrësin nuk është se s'ka pasur shira në të shkuarën, edhe të zgjatura, edhe të forta, por përmbytjet e tilla si këto që po ndodhin, sidomos vitin e fundit, tre herë rresht, me përmbytje të të gjithë qytetit tashmë, kjo është qartazi një histori as, jo vetëm keqmenaxhimi, do të kemi mundësi ta diskutojmë pak më pas, por vendimet, që duke patur në themel korrupsionin, praktikisht kanë prodhuar një situatë shumë të rëndë për qytetarët durrsakë.