Janari nis me protestat/ Neza: Opozita nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse protestës
Nga Beti Njuma Përditësimi i fundit 5 Janar 2026, 20:43
Gazetari Sami Neza, i ftuar në një lidhje online me studion e lajmeve të Ora News, komentoi mbi protestat e opozitës, duke theksuar se ato janë një nga pak mjetet për të kundërshtuar qeverinë.
“Opozita nuk ka një mjet tjetër për të përballuar qeverinë përveç protestave. Kjo ndodh pasi shumë deputetë nuk kanë mundësi të shprehin hapur mendimet e tyre. Protestat janë një mënyrë përmes së cilës qeveria pasqyrohet ashtu siç është,” u shpreh Neza.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTË:
