PO NDODH/ "Foltorja" para Kryeministrisë, Boçi; Rama do të rrëzohet nga "Forca Delta" e qytetarëve

Partia Demokratike ka nisur foltoren e parë për 2026-ën, duke mbledhur qytetarë të shumtë përballë godinës së qeverisë.

Foltorja e cila ndryshe konsiderohet edhe si Kuvendi i qytetarëve dhe i deputetëve, tashmë kërkon që Rama të dorëhiqet për t’i hapur rrugën një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

I pranishëm në këtë Kuvend të qytetarëve para godinës së qeverisë së krimit, siç opozita e cilëson, është edhe kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar dhe nga deputetë të tjerë të PD dhe opozitës.

Sakaq i pari që mori fjalën para qytetarëve të shumtë ishte ligjvënësi demokrat, Luçiano Boçi, ndërsa u shpreh se ndodhen përpara Kryeministrisë për të kërkuar llogari ndaj abuzimeve të shumta të qeverisë Rama dhe kabinetit të tij.

Boçi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij për keqqeverisje dhe korrupsion, duke shtuar se një grup i kufizuar individësh përfiton nga pushteti, ndërsa qytetarët përballen me pasoja ekonomike dhe sociale.

Boçi deklaroi se, për shkak të korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes, Rama “meriton fatin e Maduros”, duke iu referuar zhvillimeve politike në Venezuelë.

“Të dashur qytetar, nuk jemi këtu për spektakël politik, as numrash e as fjalimesh.

Jemi këtu për të kërkuar llogaridhënie, për të transmetuar dhe mbrojtur të vërtetat tona se janë të vërtetat e atyre qytetarëve që ndjejnë thikën e mjerimit t’i ngulet çdo ditë e më thellë nga kjo qeverisje dhe për këtë shkak 46% janë në rrezik varfërie apo përjashtimi social dhe të atyre që mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit, grabitjeve dhe vjedhjeve nga Llogara deri te porti i Durrësit, nga inceneratorët e laboratorët, nga pjesa e unazës deri te Qafë Plloça.

Është e vërteta e atyre qytetarëve që shohin para syve të tyre me grushta të mbledhur talljen që i bën Rama me shpurën e tij, që bën me pensione qesharake, me tigra, me satelitë orbitalë dhe parlament banal.

E vërteta e atyre që deri tani degdisën të afërmit ndërsa sot kërkojnë të shkatërrojnë familjet. Ky Rama ka ndërtuar këtu atje mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve.

Ai dhe shpura e tij, Ballukët e Agasët hedhin vallen e vdekjes mbi fatet e shqiptarëve, ndërsa vet notojnë në luks të shfrenuar.

Të vërtetat tona janë të berishës, ë vilët i mbrojti dhe i përballoi me durim, vullnet e qëndresë. Shba në vend të urimikt i kujtuan kryeministrit se ka ndërruar në mes të evropës një narkoshtet”, tha ai.