Parashikimi i motit për sot dhe nesër (06 Janar 2026)
Shikues të Ora News ju përshëndes! Jemi se bashku si cdo dite me mua Ester Sula per tu njohur me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Lindore dhe rajoni i Balltikut përfshihen nga një qendër e fuqishme ciklonare, duke sjellë reshje të konsiderueshme shiu dhe dëbore.
Ballkani vijon me vranësira, ndërsa Europa Veriore, Gadishulli Iberik dhe Europa Qendrore dominohen nga moti i kthjellët dhe i ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Vendi mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe reshje shiu, më të theksuara në Veri dhe pjesërisht në Qendër. Reshje dëbore priten mbi 1000 metra lartësi. Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 16°C. Era fryn nga Verilindja me shpejtesi 65 km/h, me dallgëzim deri në 5 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Si pasojë e aktivizimit të ciklonit të Islandës, Europa Veriore dhe Verilindore paraqiten me reshje dëbore dhe ngrica. Ballkani dhe Juglindja e kontinentit dominohen nga reshje shiu e dëbore me intensitet më të ulët, ndërsa vendet Perëndimore mbeten me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vijojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në të gjithë territorin, si edhe dëborë në zonat e thella malore. Rrebeshe më të shpeshta priten në Veriperëndim, ndërsa pasditja sjell intensifikim të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 16°C. Era fryn nga Jugu me shpejtesi 65 km/h, me dallgëzim mbi 4 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.
Ky ishte parashikimi I motit për sot dhe nesër ne vend dhe europe. Ju falenderoj për vëmendjen — bashkë mirupafshim!
