Përmbytje masive nga reshjet intensive/ Durrësi dhe Lezha nën ujë, shkollat mbyllen dhe dhjetëra familje evakuohen
Këto pamje tregojnë vetem disa nga pasojat e përmbytjeve në qytetin e Durrësit pas reshjeve intensive të shiut.
Uji I kishte shndërruar thuajse ne lumej të gjitha rrugët e qytetit.
Lëvizja e këmbësore dhe mjete ishte e vështirë deri në në mesditën e të martës
Dhjetra mjete mbeten nën ujë.
Nën këto kushte, në periferi një qytetar nxorri varkën në rrugë, ndërsa ky I ri u fiksua duke lëvizur me tavolinën e sërfit që përdor në det.
Sitiata ishte problematike nga qendra deri në periferinë e ish kënetës, ndër vite e njohur me përmbytjet pas reshjeve të shiut.
Të paktën 10 familje u detyruan të braktisin shtëpitë për shkak të ujit në banesa dhe u vendosën përkohësisht pranë Kovalishencës.
Procesimësor u pezullua në të gjithë qarkun për shkak të vështirësisë dhe rrezikut për lëvozjen e fëmijëve. Shkollat, kopeshtet e cerdhet u mbyllën sikurse edhe Universiteti pasi ishte rrethuar nga uji.
Banesa dhe biznese dhe ambiente nëntokësore u dëmtuan
Përmbytjet nuk kanë kursyer as burgun e Durrësit, ku qëndrojnë disa nga të arrestuarit
Të ashtuquajtu VIP, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës.
Uji ka rrethuar institucionin dhe ka prekur ambiente në katin e parë.
Ministri I drejtësisë, u detyrua të veshe cimzet për inspektuar situatën
Reshjet e shiut shkaktuan problematika edhe ne qarkun e Lezhës.
Mësimi u pezullua në dy sjhkolla në qytetin e Lezhës, sikurse edhe në Fushë Mamurras, pasi uji kishte rrethyar institicionet arsimore.
Lumejn Drin dhe Gjadër kanë shtuar ndjeshëm prurjet
Qindra hektarë tokë bujqësore dhe dhjetëra shtëpi janë izoluar nga uji në ytë gjithë qarkun, sopas raportimeve nga shtabi I emergjencave.

