"Përpjekje për të treguar qendrueshmërinë"/ Kikia për foltoren e opozitës: Janë një grumbullim njerëzish, ndërsa protestat kërkojnë...

Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë analisti Mentor Kikia, i cili foli për dallimin e mobilizimit të opozitës në protesta dhe në foltoret që së fundmi është kthyer në platformë ku vetë PD i shfrytëzon për të dhënë fjalën e saj kundër qeverisë.
Ai rikujtoi se protestat para bashkisë së Tiranës solli një agresivitet dhe një angazhim më të dhunshëm nga opozita sesa në foltoret që janë zhvilluar deri më sot para Kryeministrisë.

"Protestat para bashkisë së Tiranës, edhe pse kishte apo ka me foltoren kredibilitet, mendoj se janë dy gjëra të ndryshme. Ajo ishte në një farë mënyrë protestë, për nga mënyrë e zhvillimit, për nga agresiviteti. Përdoreshin goma që digjeshin etj...

Kishte konfrontim, ishte më i dhunshme, më agresive. Ndërsa foltorja është thjesht një grumbullim, s’po them as qindra sepse nuk janë qindra njerëz.

Për mua është një përpjekje që zhvillohet para zyrave të qeverisë. Është një përpjekje për të mbajtur qendrueshmërinë, për ta mbajtur gjallë, për të thënë se e kanë shprehur punën e tyre.

Është bërë ndryshimi midis foltores dhe protestës sepse për të organizuar një protestë të madhe duhet kohë, energji, njerëz. Siç ishte protest kombëtare që mori goxha kohë për tu organizuar."- tha ai.